13 Tetor, 2020 - 6:25 pm
Një diamant i rrallë, ngjyrë vjollcë, është vendosur në shitje nga shtëpia e ankandit Sotheby’s, që vlerëson se ai mund të arrijë deri në 38 milionë dollarë.
Guri i çmuar 14.83 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, do të dalë në shitje në Zvicër muajin tjetër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua në një minierë në verilindje të Rusisë.
Duke marrë emrin nga baleti rus i vitit 1911 “Le Specter de la rose”, xhevahiri u pre nga një diamant më i madh.
Sipas Gary Schulet, kryetar i sektorit të bizhuterive në Sotheby, veçantia e diamantit është madhësia dhe ngjyra. Po ashtu, ai i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.
Megjithatë, vlera e diamanteve vjollcë po rritet më shpejt se e çdo ngjyre tjetër, sipas organizatës jofitimprurëse Fancy Color Research Foundation. Kjo organizatë tha se çmimet u rritën me 116% midis viteve 2010 dhe 2019.
Në vitin 2017, një diamant vjollcë 59.60 karat i njohur si “Ylli Rozë” u bë xhevahiri më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand kur u shit për 71.2 milionë dollarë në Sotheby’s, në Hong Kong. \ A2News/ KutlPlus.com