11 Nëntor, 2024 - 11:20 pm
Astronauti i NASA-s, Don Pettit, i cili njihet për fotot e tij me ekspozim të gjatë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, së fundmi ka bërë një foto mahnitëse mbi Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, me dritat e tij shumëngjyrëshe të qytetit.
Petit gjithashtu arriti të kapte aurora borealis në horizont. Ky fenomen mahnitës ndodh kur grimcat energjike nga Dielli ndërveprojnë me atmosferën e sipërme të Tokës.
Foto: NASA/Don Petit
Pettit, i cili është në misionin e tij të katërt në stacionin hapësinor, është i njohur për fotografitë e tij./alstm/KultPlus.com