16 Prill, 2025 - 10:00 pm
Shtëpia e ankandeve Christie’s njoftoi sot se do të ofrojë një nga diamantet më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë – “Golconda Blue”, një diamant blu në formë loti me peshë 23.24 karat, vlera e të cilit, sipas vlerësimeve, është midis 35 dhe 50 milionë dollarë në ankandin Magnificent Jewels në Gjenevë.
Guri i çmuar është i ngulitur në një unazë me dizajn modern të firmosur nga argjendaria e famshme “JAR”, shkruan Forbes. “Golconda Blue” ka një histori të pasur të lidhur me fisnikërinë indiane.
Në vitet 1920, ajo u vendos nga Yeshwant Rao Holkar, Maharaja i Indore, i cili bashkëpunoi me shtëpitë më të famshme evropiane të bizhuterive të kohës. Diamanti ishte pjesë e një byzylyku të porositur nga shtëpia e “Chaumet”, dhe më vonë u inkorporua në një gjerdan luksoz nga shtëpia e “Mauboussin”.
Më vonë u ble nga argjendari amerikan Harry Winston. Do të jetë hera e parë që diamanti “Golconda Blue” shfaqet në një ankand publik.
Pavarësisht madhësisë së tij, çmimi i pritshëm i një diamanti blu nuk e kalon shifrën rekord të arritur nga “Oppenheimer Blue”, një diamant blu 14,62 karatësh, i cili u shit për 57,5 milionë dollarë në 2016-ën.
Diamanti blu më i madh i njohur është 45,52 karat “Hope Diamond” , i cili tani është pjesë e koleksionit të Muzeut Kombëtar të Historisë Natyrore në Uashington./ euronews/ KultPlus.com