Një person në Disney refuzon ta matë temperaturën: Kam shpenzuar 15 mijë dollarë që të vijë këtu

6 Prill, 2021 - 5:55 pm


Një person nga Louisiana është arrestuar në Disney World pasi ka refuzuar që të matë temperaturën.

Turisti, Kelly Sills 47-vjeçar është arrestuar më 13 shkurt pasi ai injoroi kontrollimin e temperaturës e pastaj refuzoi që të kthehej.

Sipas raportove, Sill ishte jashtë restorantit duke debatuar me menaxherin e sigurimit dhe duke folur me duart lartë. Pasi ju tha se duhet ta lëshonte parkun, Sills ka refuzuar dhe ka vazhduar të debatojë. Pastaj ai u zhvendos në prapaskenë dhe u arrestua.

Në videon e publikuar ai shihet tek thotë se ka shpenzuar 15.000 dollarë që të shkonte atje.

Sill pastaj është shpallur i pafajshëm për akuzat që e kanë rënduar./ KultPlus.com

Të ngjajshme