10 Shtator, 2019 - 10:55 am
Aktorët dhe aktoret e serialit legjendar të humorit britanik “Alo, Alo”, një komedi brilante që transmetohej dhe nga RTSH-ja në vitet ’90, zbuluan një pllakë përkujtimore për nder të saj.
Seriali transmetuar nga 1982 deri në 1992 hedh dritë mbi okupimin nazist të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shoqata Britanike e Komedianëve (BCS) mundësoi pllakën përkujtimore në ndërtesën L Lynford Hall në Mundford, Angli.
Kjo ndërtesë në serialin “Alo, Alo” u përdor për të kapur vendndodhjen e imagjinuar të sheshit kryesor të qytetit në qytetin francez të Nouvion.
Drejtori i BCS, Aaron Brown vë në dukje se ky serial ka ende një masë të madhe adhruesish.
Aktorja Vicki Michelle, e cila luante personazhin e Yvette-s, tha se ishte një komedi e shkëlqyer. /KultPlus.com