8 Shkurt, 2025 - 2:30 pm
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një përmbledhje të vizitës së saj në Washington D.C ku tha se zhvilloi një sërë takimesh.
Përveç takimeve, ajo tha ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Përmbledhja e Vizitës në Washington, D.C.
Gjatë vizitës zyrtare në Washington, D.C., Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit të saj në D.C., Presidentja Osmani mbajti:
• Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;
• Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së;
• Takim me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve;
• Takim me Kongresistin Mike Laëler;
• Fjalim kryesor në Drekën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, para mijëra pjesëmarrësve, organizuar nga Kongresi Amerikan në Washington, D.C.;
• Fjalim në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ku ishte e ftuar nderi;
• Fjalim në darkën e Young Presidents Organization, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit;
• Takim me nobelistin dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley;
• Takim me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation, një nga institutet më me ndikim në politikën publike amerikane.
Presidentja Osmani, gjithashtu mori pjesë në:
• Mëngjesin e Lutjeve, ku mbajti fjalim Presidenti Trump;
• Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill;
• Darkën hapëse të takimit të sivjetëm të Mëngjesit të Lutjeve./ KultPlus.com