13 Nëntor, 2020 - 5:23 pm
Ridvan Hajrullahu me kompaninë e tij WipeOS/com në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shpikjen e fundit për fshirjen e të dhënave nga SSD(Solid State Drive).
Kompania WipeOS pas themelimit të saj kishin hetuar që asnjë aplikacion nuk i fshin të dhënat në mënyrë adekuate nga SSD(Solid State Drive).
SSD nuk i ruajnë të dhënat në të njëjtin sistem sikurse HDD, për ketë arsye edhe fshirja e të dhënave duhet të behët në mënyre të veçantë.
Kështu që kompania WipeOS zbuluan një metodë të re nëpërmjet secilës gjenerohen të thëna “Pseudo-Random” për çdo urdhër që ekzekutohet.
Sipas Ridvanit kjo mënyrë ka treguar efikasitet dhe në mënyrë të sigurt WipeOS garanton që të dhënat nga SSD janë fshirë komplet.
Inovacioni është i imi thotë Ridvani, kompania ku në operojmë WipeOS është ortakëri. Të dhënat e fshira nuk mund të kthehen më, dhe këtë e ka konfirmuar edhe kompania më e madhe në botë që merret më “Recovery File” Ontrack.
Në raportin e saj kompania për kthyerjen (recovery) e të dhënave Ontrack ka lëshuar certifikatën për WipeOS ku konfirmon këtë inovacion.
Ridvan Hajrullahu është i lindur në Gjilan, dhe është inxhinier i diplomuar i informatikës.
Ridvani ka vazhduar krahas punës edhe studimet post diplomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton dhe vepron edhe tash.
Për më shumë se 10 vite ai ushtron veprimtarin e tij prej eksperti të informatikës, dhe shumë nga kompanitë që merren kryesisht me sigurinë kibernetike marrin konsulenca duke mbajtur një lidhje të vazhdueshme me Ridvanin.
Ridvani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton dhe vepron në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Shqiptarët ndjehen krenar që njerëz të tillë vazhdojnë të përfaqësojnë shtetin tonë në format më të mira duke treguar botës që jemi një komb që nuk mund të anashkalohemi lehtë nga lëmi specifike, e posaçërisht si kjo e Ridvanit që sot bota kërcënimin më të madh e sheh nga teknologjia.
Aplikacioni është i gatshëm për përdorim dhe mund tw shkarkohet te wipeos..com/EmrushShkodra/ KultPlus.com