2 Tetor, 2019 - 5:20 pm
Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se mësimi i gjuhës shqipe ka filluar edhe në Greqi. Kjo ngjarje është duke ndodhur në kuadër të një procesi të madh të inkuadrimit të gjuhës shqipe në sistemet arsimore të shteteve të ndryshme, shkruan KultPlus.
“Një tjetër klasë e mësimit të gjuhës nis në Greqi. Më 12 tetor në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli”, Selanik, Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” fillon ciklin mësimor të gjuhës shqipe, për vitin akademik 2019-2020”, ka shkruar Majko në Facebook.