14 Maj, 2021 - 5:27 pm
Në vitin 1910 një ushtar shqiptar në New York, pozonte për fotografin Augustus Sherman, si pjesë e një projekti ku ishin të përfshirë disa emigrant nga vende të ndryshme.
Insider shkruante për foton: “Kapelja që mban në kokë njihet si qeleshe, forma e të cilit përcaktohet kryesisht nga rajoni dhe merr dormën e kokës. Jeleku, i njohur si jelek ose xhamadan ishte zbukuruar me gërsheta të qëndisura prej mëndafshi ose pambuku, ngjyra dhe dekorimi i tij shënonte rajonin nga vinte përdoruesi dhe niveli i tyre shoqëror. Më shumë gjasa, ky ushtar është nga rajonet verilindore të Shqipërisë duke gjykuar nga prerja dhe ngjyra e veshjes së tij.”
Fotografi Augustus Frederick Sherman ka punuar në poste të larta klerikale në Ellis Island.
Ai ishte në vitin 1893 si nëpunës në Divizionin Ekzekutiv; dhe gjithmonë ju dhanë në pozicione më të larta, nga 1895 deri në 1925./ KultPlus.com