5 Mars, 2021 - 12:33 pm
Një vaksinologe britanike, e cila udhëhoqi ekipin e vaksinës Oxford/AstraZeneca mori një çmim prestigjioz për kontributin e saj ”në të mirën e përbashkët globale”.
Profesoresha Sarah Gilbert tha se ishte një nder i madh që merrte medaljen ”Albert” të kompanisë ”Royal Society for Arts, Manufactures and Commerce (RSA)”.
Fituesit e mëparshëm përfshinin figura si Winston Churchill, Marie Curie, Alexander Graham Bell, Stephen Hawking dhe Tim Berners-Lee.
Profesoresha Gilbert u bashkua me Universitetin e Oksfordit në 1994, dhe është marrësja e 156-të i medaljes, e cila filloi në 1864 si një memorial për princin Albert, ish-presidenti i kompanisë.
“Është një nder i madh të marr këtë çmim. Krijimi dhe zhvillimi i vaksinës Oxford Covid-19 u bë pasi unë kam punuar në këtë fushë për shumë vite, duke mësuar të kaloj shpejt nga një koncept në një vaksinë të licencuar, e cila përfshin hapa të shumtë gjatë rrugës”, theksoi ajo.
“Me një ekip të madh në Oksford ne kemi zhvilluar një vaksinë për botën, që tani po përdoret për të shpëtuar jetë në shumë vende, dhe ky ishte qëllimi ynë që nga fillimi i pandemisë”, shtoi ajo. /atsh / KultPlus.com