13 Dhjetor, 2024 - 10:01 am
Sot një vit është ndarë nga jeta aktori Andre Brower, i cili ndër të tjera luajti kapitenin Raymond Holt në serialin ‘Brooklyn Nine-Nine’ dhe detektivin Frank Pembleton në ‘Vrasje: Jeta në Rrugë’. Ai ka vdekur në moshën 61-vjeçare
I njohur nga zëri i tij bas, Brower u bë i famshëm me serialin NBC ‘Vrasje: Jeta në Rrugë’ nga viti 1992 deri në 1998 për të cilin ai fitoi një Emmy në ’98 për rolin e tij si Detektivi Frank Pembleton.
Suksesi i tij më i madh, megjithatë, konsiderohet të jetë roli i tij si kapiten Raymond Holt në serialin ‘Brooklyn Nine-Nine’, një rol për të cilin ai fitoi dy çmime Critics Choice për aktorin më të mirë dytësor dhe katër nominime për Emmy.
I lindur në Çikago në vitin 1962, Brower, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.
Roli i tij i parë në film ishte në filmin ‘Glory’ të vitit 1989, në të cilin ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane.
Në total, Brower, i cili shpesh luante role ushtarake ose policore, u nominua 11 herë për një Emmy në karrierën e tij më shumë se tridhjetëvjeçare./KultPlus.com