21 Nëntor, 2020 - 4:54 pm
Një grua pensioniste në Sheffield të Britanisë së Madhe ka krijuar 500 kuti këpucësh të mbushura me dhurata për fëmijët në nevojë në Shqipëri për Krishtlindje.
70-vjeçarja Ann Birks nga Gleadless u përfshi për herë të parë në thirrjen e “AlbaniAid” në 2019-tën. Ajo thotë se është një përpjekje një vjeçare për të gjetur aritkuj për të mbushur këto kuti këpucësh, diçka që i përshtatet dhe veprës së saj bamirëse.
“Për momentin jemi në 530 kuti. David (themeluesi i AlbaniAid) vjen dy herë në javë për t’i marrë që të kem më shumë hapësirë. Duke qenë se unë kam marrë të gjitha kutitë e këpucëve në Shqipëri këtë vit sapo i kam dhuruar ato për të pastrehët”, thotë Ann.
Ajo ka vizituar Shqipërinë vitin e shkuar për të parë punën e organizatës çka e nxiti atë të ndihmonte edhe më pas.
70-vjeçarja i ka kushtuar orë të panumërta përgatitjes dhe mbështjelljes së kutive ku secila përmban furçë e pastë dhëmbësh, sapun dhe fanellë. Përveç tyre, fëmijët marrin dhe sende të tjera si lodra, libra të vlera në dyqanet e bamirësisë apo të dhuruara nga grupet lokale.
“Krishtlindjet e fundit ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ku rreth 5 mijë familje humbën shtëpitë e tyre dhe po jetojnë në çadra. Familjet kanë humbur gjithçka, kështu që këtë vit diçka si kutia e këpucëve do të jetë e këndshme për fëmijët duke pasur parasysh gjithçka që kanë kaluar”, thotë Ann.
Këto kuti do të dërgohen në Shqipëri më 12 dhjetor./ KultPlus.com