18 Tetor, 2021 - 8:50 pm
Një zhytës izraelit zbuloi një shpatë të përdorur gjatë kryqëzatave.
”Shpata, 900- vjeçare, me tehun e saj një metër të gjatë, u gjend në fund të detit Mesdhe, në brigjet e Carmelit”, deklaroi Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
“Shpata, e cila është ruajtur në gjendje të përsosur, është një gjetje e bukur dhe e rrallë dhe me sa duket i përkiste një kalorësi kryqtar’’, theksoi Nir Distelfeld, inspektor i Njësisë për Parandalimin e Grabitjeve të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit.
Sipas deklaratës, bregdeti i Carmelit përmban shumë limane natyrore që siguruan strehë për anijet e lashta në raste stuhish.
“Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare gjatë shekujve duke lënë pas gjetje arkeologjike me vlerë. Shpata e gjetur së fundmi është vetëm një zbulim i tillë’’, theksoi Distelfeld.
Zhytësi zbuloi shpatën dhe e mori me vete, nga frika se mos vidhej ose mund të mbulohej përsëri me rërë.
Ai më pas ua dorëzoi autoriteteve dhe mori një certifikatë vlerësimi./KultPlus.com