2 Shkurt, 2024 - 7:31 pm
Kampionja olimpike, Nora Gjakova, është rënditur e pesta në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris, përcjell KultPlus.
Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi se Gjakova fitoi 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
KultPlus ua sjell postimin e plotë të KOK:
Nora e 5️⃣-ta
Kampionia Olimpike, Nora Gjakova, u rendit e pesta në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.
Nora fitoi 360 pikë olimpike për LO Paris 2024.
Nesër dhe pasnesër garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu, Dardan Cena, Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj./KultPlus.com