Nora Gjakova shfaqet me veshje tradicionale japoneze

27 Korrik, 2021 - 12:28 pm

Kampionia olimpike në “Tokio 2020”, Nora Gjakova vazhdon të bëjë bujë në Japoni.

Ajo triumfoi dje në “Tokio 2020”, duke e fituar medaljen e artë në xhudo, raporton FrontOnline.

Ndërsa në shenjë respekti për vendin nikoqir dhe pritjen madhështorë që i kanë bërë ekipit të xhudos, Nora sot është shfaqur me veshje tradicionale japoneze.

Të kujtojmë se dje kryetari i bashkësisë së Japonisë kishte stolisur gjithë zyrën e tij me flamuj të Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme