4 Nëntor, 2022 - 10:42 am
Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Bakut në Azerbajxhan, shkruan KultPlus.
Gjakova, e cila është favorite për t’i sjellë medalje të re Kosovës, po vazhdon që të ketë suksese pas rikthimit nga lëndimi.
Kampionia olimpike e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus, me IPPON, për të kaluar tutje.
Nesër, do të garojë edhe Loriana Kuka. /KultPlus.com