8 Qershor, 2020 - 10:50 pm
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti ka pritur sot në takim, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19, meqë rast edhe u konfirmua se gjatë kësaj jave arrijnë në Kosovë një numër respiratorësh si ndihmë nga Norvegjia për Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtij takimi Zemaj e ka njoftuar ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze të pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.
“Zemaj e ka informuar ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë. Grandahl e ka njoftuar Zemajn se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh, me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19”, thuhet në komunikatë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ata në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin, ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. /KultPlus.com