Novelat e Agatha Christie cilësohen si më të preferuarat e studentëve

12 Janar, 2024 - 9:13 pm

“Klasikët janë thelbësorë për kurrikulën mësimore”, këtë gjë e kemi dëgjuar edhe më parë. Por lind pyetja se pse në shkolla mësohet vetëm për disa prej tyre?, transmeton KultPlus.

Pse William Shakespeare e jo Agatha Christie?

Çfarë kanë shfaqjet e Shakespeare-it që mungon në romanet e Christie-s?

Romanet e Agatha Christie nuk kanë nevojë të përkthehen shumë nga anglishtja Elizabetiane në anglishten moderne. Kjo gjë pranohet mjaft mirë nga studentët, të cilët e preferojnë më shumë anglishten bashkëkohore.

Përfitimet e mësimit të veprave që përmbajnë mister janë mjaft të rëndësishme, kështu ato hapin një diskutim nga studentët rreth veprës, duke diskutuar të dhënat e caktuara në vepër, duke paraqitur teori se si mund të përfundojë romani. / KultPlus.com

Të ngjajshme