11 Shkurt, 2025 - 7:30 pm
Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot duke tronditur sërish ishujt pranë Amorgos.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte vendosur në det, 13 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 230 kilometra në juglindje të Athinës.
Më herët, një tërmet 4,9 ballë Rihter tronditi ishullin Amorgos në orën 09:17 të së martës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 231 kilometra në juglindje të Athinës.
Të paktën pesë tërmete të tjera u regjistruan gjatë natës në zonën detare në jug të Amorgos, më i forti prej të cilëve ishte 5,0 ballë i shkallës Rihter, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Tërmeti më i fortë deri tani u regjistrua vonë të hënën, me magnitudë 5,3./ atsh/ KultPlus.com