8 Gusht, 2020 - 12:30 pm
Një tjetër burrë ka bërë jehonë në Karolinën Jugore, pasi nga një video që po qarkullon dëgjohet duke thënë “Nuk mund të marr frymë”, derisa policët po e mbanin përtokë.
56-vjeçari John Elliot Neville dëgjohet duke bërtitur që ta ndihmojnë. Ai humbi ndjenjat gjatë incidentit ndërsa vdiq më vonë në spital.
Pesë zyrtarët e shërbimit korrektues dhe infermierja që çuan në vdekjen e Neville, janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme ndërsa janë larguar edhe nga puna, shkruan CNN, transmeton KOHA.
Protestat kanë vazhduar që nga maji për vdekjen në Minneapolis të George Floyd, i cili vdiq duke thërritur se nuk mund të merrte frymë derisa policët po e mbanin të shtrirë përtokë.
Sipas policisë, Neville është akuzuar për sulm nga një gruaje.