Nuk publikoi mesazhet për vaksinat, NYT do të padisë Ursula Von der Leyen

14 Shkurt, 2023 - 3:35 pm

Gazeta prestigjioze “New York Times” do të padisë Komisionin Europian për mos bërjen publike mesazhet që janë shkëmbyer mes Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Albert Bourla, shefit të kompanisë farmaceutike Phizer gjatë pandemisë, raporton Euractiv.

Zyra e Ursulës refuzoi të bënte publike mesazhet për blerjen e 1.8 miliardë vaksinave të COVID-it. Kur gazetarja e kësaj medie kërkoi akses në këto mesazhe, Komisioni u përgjigj se nuk mund t’i identifikonte dhe t’i gjente më ato mesazhe.

Kjo ka shkaktuar debat midis përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre kritikoi Komisionin për papërgjegjshmërinë. Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas tha që askush nuk mund të negociojë kompleksitetin e këtyre kontratave duke u bazuar vetëm në SMS.

“Kjo ishte një procedurë e mirë strukturuar midis shteteve anëtare dhe Komisionit”, u shprehte ai në 26 Tetor. / KultPlus.com

Të ngjajshme