Nuk u lejuan të transferohen për operacion shkaku i karantinës, vdesin katër foshnja të porsalindura në Australi

21 Tetor, 2020 - 11:15 am

Katër foshnja kanë vdekur në Adelaide të Australisë në katër javët e fundit pasi ato nuk mund të dërgoheshin me helikopter në Melbourne për shkak të masave të karantinës që janë vendosur në këtë qytet.

Australia Jugore nuk ka njësi kardiologjike për fëmijë, që do të thotë se fëmijët e sëmurë rëndë nga problemet në zemër zakonisht dërgohen në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Melbourne, por ky opsion nuk ishte i mundshëm për shkak të pandemisë.

Profesori John Svigos tha para komisionit për shërbime shëndetësore në parlamentin e Australisë Jugore se masat e izolimit e pamundësuan transferimin e foshnjave me probleme në zemër, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një gjë të tillë e mohoi kryeministri i rajonit Viktoria, Daniel Andreës. “Nuk mendoj se është çështje e kufizimeve. Unë mund ta them vetëm atë që më është thënë. Nuk mendoj se ishte rasti që dikush ka thënë “nuk mund të vini këtu”, tha ai.

Ndryshe, qytet Melbourne ka qenë nën masa të rrepta izoluese për shkak të shndërrimit në vatër të përhapjes së infeksionit Covid-19. / KultPlus.com

Të ngjajshme