3 Tetor, 2019 - 1:00 pm
Me rastin e Javës së paqes SHMP “Jahja Kemal” në Strugë organizoi diskutim konstruktiv në temën “Aksioni klimatik për paqe”, e cila është temë vjetore e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë SHMK “Niko Nestor” dhe Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” nga Struga dhe SHMK “Shën Kliment Oridski” nga Ohri. Shkollat biseduan për dy çështjeː Going green duhet të mbrohet me ligj- Globalizimi do të kontribuojë për paqen botërore. Nga SHMP “Jahja Kemal”, SHMK “Niko Nestor”, SHMK “ Ibrahim Temo dhe SHMK “ Shën Kliment Ohridski” thonë se ky aktivitet e ka potencuar kontributin që të rinjtë mund ta japin për zgjidhjen e këtyre çështjeve urgjente si ndryshimet klimatike dhe paqja globale. Në diskutim janë miratuar këta konkluzione:
Nga SHMP “Jahja Kemal” thonë se ky aktivitet nuk do të ishte i mundur pa kontributin e shkollave të mesme të cilat morën pjesë në këtë diskutim. /KultPlus.com