3 Shtator, 2019 - 2:49 pm
Sot kur kemi hyrë në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, nxënësit e Shkollës Finlandeze kanë filluar të vjelin perimet e mbjellura në pranverë të këtij viti, në kopshtin e shkollës të quajtur “Garden of Earthly Delights”.
Shkolla Finlandeze ka qasje krejtësisht ndryshe të të mësuarit. Në këtë shkollë, fëmijët zhvillojnë shkathtësitë e shekullit të 21 përmes ndërthurjes së teknologjisë më të avancuar dhe punës praktike.
Për të kuptuar më mirë funksionimin e ekosistemit tonë, shkolla ka krijuar kopshtin e pemëve dhe perimeve ku secila klasë ka hapësirën e vet. Nxënësit vendosin vet se çfarë do të mbjellin dhe kujdesën që puna e tyre të prodhoj sa më shumë produkte bio. Në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë për ushqimin e shëndetshëm, jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës.
Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund te kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze
(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze). / KultPlus.com