13 Dhjetor, 2022 - 3:30 pm
Ka përfunduar me sukses Olimpiada XV Matematike e Kosovës. Ekipi i shkollës New York School of Science in Kosova në këtë olimpiadë fitoi vendin e parë dhe vendin e tretë për klasën X.
OMK është gara më e rëndësishme në nivel shtetëror e matematikës për nxënës të klasave 9-12, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, të përfaqësuara nga nxënësit më të talentuar të matematikës.
New York School of Science in Kosova, një shkollë me një vizion drejt suksesit, mbështetur në programin STEM, me potencialet e veta konkurruese, arriti që të fitojë këtë garë në nivel republikan, përmes nxënësve Drilon Krivaqa (vendi i parë), Ejota Elezaj (vendi i tretë) dhe Ylli Lipovica (vendi i katërt).
Përmes një ceremonie solemne, të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, ka përfunduar me sukses Olimpiada XV Matematike e Kosovës. Ekipi i shkollës New York School of Science in Kosova në këtë olimpiadë fitoi vendin e parë dhe vendin e tretë për klasën X.
Rezultatet janë publikuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Sfida e radhës për dy nxënësit e parë mbetet gara ndërkombëtare TST, ku NYSS po përgatitet për rezultate të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të denjë. / KultPlus.com