10 Tetor, 2019 - 11:00 am
Më 08.08.2019, nga ora 15:00 ditën e Martë, dhe me prezencë edhe të Ambasadores së Finlandës në Kosovë, Znj Pia Stjernvall, Shkolla Finlandeze në Kosovëka lansuar bashkëpunimin për “Praktikën e punës në Finlandë”, me platformën “Tiitus”, kompani kjo që ndërlidh nxënësit dhe studentët me kompanitë finlandeze.
Nxënësit e
shkollës finlandeze do të kryejnë praktika të punës
në sektorët e ndryshëm si në: IT, Mjekësi, Bio-shkencë, Biznes etj, në
kompani finlandeze të përzgjedhura paraprakisht nga ta.
Ambasadorja Pia Stjernvall tha që është shumë e kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje bashkëpunimi dhe që është një mundësi e mrekullueshme për nxënësit e shkollës finlandeze për të ardhme të ndritur për ta.
Këto praktika paraqesin një mundësi të shkëlqyer për nxënësit e interesuar të vazhdojnë shkollimin e tyre në sistemin finlandez dhe të kyçen pas studimeve direkt në tregun e punës. Shkolla Finlandeze e Kosovës është institucioni i parë ndërkombëtar i cili ka hyrë në këtë partneritet me Tiitus.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në: 044235650 apo www.kosovo.finnish.school.
(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze në Kosovë)