19 Shkurt, 2021 - 10:00 pm
Oda e Mjekëve të Kosovës ka vendosur që për të gjithë mantel-bardhët e rënë në front të pandemisë të iu ngrihet një obelisk si shenjë kujtimi dhe falënderimi për ta.
Ky monument ka për qëllim që të përfshijë edhe sakrificën dhe punën e profesionistëve shëndetësorë që janë ende gjallë, por të cilët kanë kontribuar për sistemin shëndetësor brenda këtyre dy dekadave.
Këtë ide e kanë mbështetur edhe odat e lëmive të tjera të mantel-bardhëve.
Ky projekt së shpejti pritet të hidhet në proces të tenderimit.
OMK veçse e ka menduar lokacionin se ku do të mund të vendoset ky monument.
Është vendi i ashtuquajtur “Rrethi i Spitalit”, hapësirë kjo që gjendet në afërsi të qendrës spitalore, ku për këtë duhet miratimi i asamblesë komunale të Prishtinës. /kk/ KultPlus.com