1 Qershor, 2021 - 7:05 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka treguar se gjatë vitit 2020, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovë kanë ndodhur vetëm 57 incidente nëpër objekte fetare dhe prej tyre vetëm tetë në kisha ortodokse, përcjell KultPlus.
Ai ka thënë se bazuar nga të dhënat asnjë nga këto nuk është cilësuar me motive fetare.
“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në objektet fetare gjatë vitit 2020, vetëm tetë kanë ndodhur në kisha ortodokse dhe 45 nëpër objekte fetare islame. Shumica e rasteve ishin vjedhje, ndërsa asnjë nga 57 incidentet nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht. Ne mbrojmë trashëgiminë tonë”, ka shkruar Çeku në Twitter.
https://twitter.com/HCeku/status/1399683712388898822Por, postimi i Çekut nuk i ka pëlqyer edhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ai ka reaguar ndaj postimit të Çekut në Twitter, duke thënë se që nga viti 1999 janë shkatërruar më tepër se 135 kisha e manastire ordotokse.
“Që nga viti 1999, më tepër se 135 kisha dhe manastire të Kishës Ortodokse Serbe janë shkatëruar në K&M. Serbia ka rinovuar më tepër se 45 tempuj. Shumë kisha janë ende të rrënuara, pasi Prishtina nuk lejon rikonstruktimin e tyre. Ata që u kanë vënë flakën atyre, nuk mund të ruajnë trashëgiminë kulturore të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq./ KultPlus.com