1 Dhjetor, 2024 - 11:26 pm
Nga Annamaria Testa
Është tashmë një skemë klasike:në janar bëjmë një listë me objektiva, shpesh duke u zotuar tëarrijmë synime të rëndësishme. Dhe pas disa muajsh iharrojmë ato. Lajmi është se përpjekja për të bërë gjëra të mëdha, është një ide më pak e mirë nga sa besohet zakonisht.
Dhe nuk është një ide e mirë, pasi thjesht nuk funksionon. Këtë e konfirmon edhe “Harvard Business Review”, në një shkrim me titull: “Për të arritur rezultate të shkëlqyera, fillojeni me zakonet evogla. “Ok, po çfarë është saktësisht një zakon? Dhe si funksionon ai?
Rutinat dhe aftësitë e konsoliduara
Ne e quajmë “zakon”një sjellje ose një proces mendimi, që pasi e kemi përsëritur shumë herë, na është bërë diçka automatike. Dhe që në të njëjtin kontekst, ne priremi t`a kopjojmë me lehtësi, madje pa pasur nevojë që të vendosim, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme.
Për shembull një zakon mund të jenë gjestet që kryejmë për higjienën e përditshme, ose të ulurit gjithnjë në të njëjtin vend kur jemi në tavolinën e ngrënies. Ose të drejtosh makinën duke ndërruar marshin në kohën e duhur. Në fakt, duket se 45 përqind e aktiviteteve që bëjmë çdo ditë (përfshirë emocionet dhe mendimet) janë zakone.
Në thelb, zakonet janë rutina ose aftësitëkonsoliduara. Ata janë të qëndrueshme. Formohen ngadalë (mesatarisht për 66 ditë), dhe zhduken po aq ngadalë. Ato aktivizohen përmes një cikli zakonor, që përfshin 3 elementë: gjendjen kontekstuale në të cilën ne përdorim “pilotinautomatik”, sjelljen specifike që ne aktivizojmë në një gjendje të caktuar, avantazhin ose kënaqësinë që e aktivizon atë sjellje.
Gjithashtu, ne duhet t’i marrim parasysh këto 3elemente kur duam që të ndryshojmë një zakon të vjetër, apo të zhdukim një zakon të dëmshëm.Të kesh zakone duket diçka emërzitshme. Disa mund të kujtojnë gjithashtu poezinë e Marta Medeiros e cila fillon kështu: “Vdes dalëngadalë/ai që bëhet skllav i zakonit”.
Megjithatë, vini re se Medeiros dënon në fakt tëqenit skllevër të zakonit. Që është diçka e ndryshmenga cilësimi si zakon i kryerjes së detyrave rutinë që janë pashmangshme, në njëmënyrë të tillë që të mos jesh i detyruar të investosh gjithmonë mbi to burime të reja njohëse. Dhe për t’i rezervuar vëmendjen tonë të pakët e të çmuar detyrave tëtjera, më të rëndësishme, që kërkojnë më shumë angazhim dhe që janë më shumë shpërblyese.
Ekziston vetëm një mënyrë, përmes së cilës mund të na “robërojnë”zakonet. Dhe është më mirë që të jemi të kujdesshëm:kjo ndodh kur ajo që bëjmë zakonisht, shndërrohet në një lloj automatizmi, të gjestit apo mendimit, nga i cili nuk mund të shpëtojmë dot më.
Në këtë kuptim, dukuria e qëndrueshmërisë funksionale është emblematike:ne jemi mësuar t`apërdorim një objekt (për shembull, një kapëse letrash) në një mënyrë të caktuar, saqë as nuk mund t`a imagjinojmë të jemi në gjendje t`a përdorim atë ndryshe. Ndaj nuk është për t’u habitur, që një nga testet më të thjeshta dhe të njohura të kreativitetit ka të bëjëpikërisht meshpikjen e sa më shumë përdorimeve alternative për një mjet të zakonshëm,si një tullë apo edhe një kapëse letrash.
Pesë hapa
Tani, le të kthehemi aty ku e nisëm. Sipas “Harvard Business Review”, përveç kursimit të aftësive njohëse dhe vëmendjes, kultivimi i zakoneve ka një përfitim të rëndësishëm të shtuar. Bëhet për ndryshimin ose përmirësimin e sjelljeve tona.
Dhe kjo gjë ka të bëjë me faktin, se shumë shpesh ne dështojmë pikërisht pasi pretendojmë t`a bëjmë diçka në një mënyrë shumë të papritur, dhe shumë radikale. Kështu, shkruan HBR, “njeriu që nuk është marrë asnjëherë me ushtrime fizike, synon të bëjë gjimnastikë të paktën gjysmë ore çdo ditë, gruaja që rri pas internetit deri në mesnatë, i vë vetes si objektiv tëlexojë çdo natë të paktën 1 orë,para se të flejë në gjumë, apo njeriu që sapo ka rrufitur një ëmbëlsirë të dytë, synon të heqë dorë menjëherënga konsumi i çdo lloj ëmbëlsire”.
Kur mendojmë në këtë mënyrë, rrezikojmë të dekurajohemi shumë shpejt, dhe të ekspozohemi ndaj zhgënjimit. Qëllimet e mëdha kërkojnë edhe njëpërpjekje të madhe, qëndrueshmëri, si dhe përkushtim total. Është më mirë t’ia fillosh me zakonet e vogla:gjëra të vogla që bëhen lehtë, të cilat mund të jenë pjesë e një qëllimi më të madh. Edhe kjo gjëgjithashtu nuk është e lehtë, pasi ndryshimi i sjelljeve të konsoliduara nuk është kurrëi lehtë. Gjithsesi, shumë më e lehtë sesa të revolucionarizosh gjithçka me një lëvizje.
Ai mund të realizohet përmes 5 hapave. Nëse mbani mend atë që thamë më lart në lidhje me formimin e zakoneve, e kuptoni se këto nuk janë vetëm sugjerime të arsyeshme, por të shkëlqyera.
Së pari:identifikoni një detyrë shumë, shumë të vogël. Aq të vogël sa që kërkon vërtet përpjekje minimale, dhe që mund të kryhet në një kohë shumë të kufizuar (shembulli i HBR: lexoni nga një paragraf çdo natë. Ose:bëni vetëm një pompë çdo mëngjes).
Së dyti: përfshijeni atë detyrë në një rutinë tashmë të konsoliduar. Për shembull:lexojeni atë paragraf sapo shtrihet në shtrat. Ose gjatë larjes së dhëmbëve. Ose bëni një pompë para se të vishni çorapet.
Së treti:merrni parasysh të gjitha herët që e kryenidetyrën tuaj. Mjafton vetëm pak sekonda.
Së katërti:Mos u nxitoni që të shtoni vrullshëm përpjekjet tuaja, thjesht shtojini ato gradualisht. Së pesti:Angazho një ose më shumë miq në këtë sfidë të mikro-zakoneve.
Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të vendosësh qëllime në një nivel individual ose kolektiv. Ato na ndihmojnë të kuptojmë drejtimin e duhur se ku duhet ecur. Por janë zakonet që ndihmojnë të arrini vërtet atje, dhe ato ndërtohen hap pas hapi. / “Internazionale”/ KultPlus.com