2 Mars, 2021 - 3:00 pm
Rreth 2,5 persona në botë, një në katër persona do të vuajnë nga problemet me dëgjimin në 2050, sipas një raporti të OBSH-së, publikuar sot, që nënvizon nevojën për të intensifikuar sa më shpejt parandalimin dhe trajtimin e humbjes së dëgjimit.
“Të paktën 700 milionë prej këtyre personave do të kenë nevojë për qasje në kujdesin për veshin dhe dëgjimin dhe shërbime të tjera rehabilituese”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.
“Tek fëmijët, gati 60% e humbjes së dëgjimit mund të parandalohet nga vaksinimi kundër rubeolës dhe meningjitit, duke përmirësuar kujdesin e nënës dhe të porsalindurit apo depistimin dhe marrjen në ngarkim të otitit mesatar”, thekson raporti i parë botëror i Organizatës për dëgjimin.
Tek të rriturit rekomandohet mbrojtja nga zhurma, monitorimi i barnave të dëmshme për veshin dhe miratimi i një higjiene të mirë për të shmangur humbjen e dëgjimit.
“Humbja e dëgjimit e patrajtuar mund të ketë një ndikim shkatërrues në aftësinë e njerëzve për të komunikuar, studiuar dhe fituar jetesën. Mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin e tyre mendor dhe aftësinë e tyre për të mbajtur marrëdhënie”, paralajmëron Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ), në një deklaratë.
Sipas raportit, mungesa e informacionit të qartë mbi këto çrregullime dhe stigmatizimi i atyre që vuajnë kufizon shpesh aksesin për kujdes./ atsh / KultPlus.com