25 Shkurt, 2024 - 11:33 am
Oficeri Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.
Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazën ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë. Sipas një komunikate të FSK-së, gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët./KultPlus.com