18 Shtator, 2022 - 7:20 pm
Oktoberfest është kthyer në Gjermani pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19.
Mijëra vizitorë tashmë u mblodhën në vend përpara hapjes zyrtare të festivalit më të madh të birrës në botë, të udhëhequr nga kryetari i bashkisë së Munihut, Dieter Reiter, i cili goditi fuçinë e parë me një çekiç dhe e shpalli ngjarjen të hapur.
Kryebashkiaku ka respektuar traditën dhe i ka dorëzuar filxhanin e parë të birrës kryeministrit bavarez, Markus Soeder, së bashku me të cilin ngriu dolli për një festë të qetë.
Oktoberfest, i cili do të zgjasë deri më 3 tetor, nuk përfshin masa specifike kundër COVID-19, megjithëse autoritetet kanë rekomanduar që pjesëmarrësit të bëjnë një test nëse kanë simptoma dhe të mos vijnë nëse janë të sëmurë./ KultPlus.com