Olimpiada Shqipëri-Kosovë, Rama: Festë e bukur mes dy vendeve për të lartësuar gjuhën tonë

12 Prill, 2025 - 11:15 pm

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për herë të parë olimpiada e përbashkët e gjuhës shqipe.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale nga faza finale e kësaj olimpiade, ku nxënësit testuan njohuritë e tyre mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe.

“Një festë e bukur e Gjuhës Shqipe Tiranë ku nxënësit më të mirë të klasave të nënta të shkollave të Shqipërisë dhe Kosovës në fazën finale të Olimpiadës së Parë të Përbashkët mes dy vendeve tona për të lartësuar gjuhën tonë të bukur shqipe”, shkruan Rama.

Janë 84 nxënës nga të dy vendet që kanë kaluar me sukses tri fazat e para të olimpiadës së përbashkët të dy vendeve, të cilët kanë marrë certifikatat për njohuritë e tyre mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Bashkëpunimi në këtë olimpiadë të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës ka si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave tona dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Të ngjajshme