Olta Xhaçka mbledh fëmijët shqipfolës nga e gjithë bota, sjell videon e veçantë

21 Shkurt, 2021 - 7:25 pm

Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka publikuar një video dedikuar ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.

Aty shfaqen fëmijë nga disa shtete të botës dhe recitojnë vargjet e “Gjuhës shqipe” nga Ndre Mjeda. Xhacka shpreh mirënjohjen për të gjithë bashkëatdhetarët që ndodhen në botë dhe e trashëgojnë tek fëmijët gjuhën shqipe.

“#DitaNdërkombëtareeGjuhësAmtare 

Faleminderit mbi 450 mësuesve, të cilët në 19 vende të botës kontribuojnë që gjuha jonë të mësohet nga brezat e rinj.

Mirënjohje për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që trashëgojnë tek këta fëmijë shqipen e bukur.

Video u realizua në bashkëpunim me familjet dhe shkollat shqipe në: Kosovë, Maqedoni,  Mal i Zi, Greqi, Itali, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Britani”, shkruan Xhaçka./ KultPlus.com

Të ngjajshme