12 Nëntor, 2019 - 2:00 pm
Ora më e shtrenjtë në botë është shitur në një ankand bamirësie në Zvicër.
Patek Philippe u shit për një shumë marramendëse prej 31 milionë dollarësh në Christie.
Ajo është një nga orët më komplekse të krijuara ndonjëherë.
Ora e markës luksoze zvicerane u ble nga një person anonim, të shtunën.
Patek Philippe pritej të shitej për 2 milionë paund, por theu rekordin e mëparshëm prej 13.5 milionë paund të vendosur nga një Rolex Daytona, në pronësi të yllit të Hollywood, Paul Newman që u shit në vitin 2017/oranews / KultPlus.com