20 Mars, 2022 - 12:46 pm
Të hënën, më 21 mars me fillim nga ora 12:00, në KultPlus Caffe Gallery, ftoheni të merrni pjesë në orën letrare, me rastin e “Ditës Botërore të Poezisë”, organizuar nga PEN Qendra e Kosovës.
Krijimet e veta artistike me këtë rast pritet t’i lexojnë: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Lulzim Tafa, Dije Demiri Frangu, Lindita Tahiri, Naime Beqira, Nerimane Kamberi, Blerina Haxha Rogova, Binak Kelmendi, Mustafa Balje, Fahredin Shehu.
Ftoheni të merrni pjesë.
Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. /KultPlus.com