6 Korrik, 2019 - 9:27 pm
Valdete Idrizi është një nga figurat e rëndësishme në Kosovë që ka kontribuar për të arritur paqen në vend. Së fundi një ngë organizatat më të mëdha në botë për paqe emëroi sallen e konferencave me emrin e saj.
Ketë e ka bërë të ditur vet ajo përmes rrjetit social facebook:
Me 2 korrik kam pasur nderin për marr pjesë në inagurimin e dhomes së konferencave të PAX me emrin “Valdete Idrizi”, Organizata Holandeze e Paqes në Utrecht, në Holandë. Përvec emrit tim dhe fotografisë së mirë, është një thënie e imja “ne mund të arrijmë paqe të qëndrueshme vetëm pasi të pajtohemi me të kaluarën dhe pasi të tregojmë tolerancën dhe diversitetin personal”.
Kam ende për të punuar gjithë jetën time, për të merituar ketë nderë nga PAX, një nga organizatat më prestigjoze të paqes në botë, me të cilën kemi filluar të punojmë së bashku pothuaje para 20 vitesh në pjesën e ndarë të Mitrovicës, fillimisht duke krijuar CBM për të vazhduar deri në ditët e sotme, në forma të ndryshme.
Është nder, përgjegjësi dhe pas gjithash motivim për të punuar më shumë për shoqëri më të mirë gjithëpërfshirëse, shtet dhe botë më të mirë për të gjithë, pa lënë askënd pas. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, shtetit tim dhe gjithë botës. Iu lutem vizitoni ketë vegëze www.paxforpeace.nl dhe inspirohuni me punën e shkelqyer te tyre që bëjnë në disa shtete të botës. /KultPlus.com