21 Tetor, 2020 - 8:49 pm
“Qendra për Refugjatë dhe Migrantë” e drejtuar nga shqiptari Arten Llazari ka fituar çmimin “Charity of the Year” (Bamirësia e vitit).
Kjo organizatë ka degët e saj në tri qytete në Britani dhe drejtohet nga shqiptari Llazari.
Një vit më parë Universiteti i Wolverhampton në Angli vlerësoi Arten Llazarin me titullin “Honorary Doctorates”.
Ndërsa një vit më pas një çmim i rëndësishëm shkon për organizatën që ai drejton. Juria ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë këtij viti nga “Qendra për Refugjatë dhe Migrantë”. “Ky është një shërbim mbresëlënës dhe shumë i nevojshëm, i cili në mënyrë të qartë zgjerohet dhe përshtatet me ndryshimin e kërkesave të klientëve. Përkushtimi dhe puna e madhe shkëlqen në fund”, thanë anëtarët e jurisë.
Cili është qëllimi i “Qendrës për Refugjatë dhe Migrantë”?
Misioni i Qendrës për Refugjatë dhe Migrantë (RMC) është të ndihmojë refugjatët dhe migrantët përmes krizës dhe disavantazhit, duke eleminuar pengesat për integrimin e tyre dhe duke u mundësuar atyre që të bëhen qytetarë të barabartë.
RMC operon një shërbim falas, dhe operon katër ditë në javë në tre zyra, duke mbështetur klientët nga i gjithë Ëest Midlands. Qendra gjithashtu ofron informacion të plotë, këshilla dhe udhëzime mbi varfërinë, akomodimin, shëndetin dhe mirëqenien, arsimin, trajnimin dhe punësimin, pavarësinë financiare dhe shtetësinë.
Gjithashtu kjo qendër ofron kurse falas në gjuhën angleze për të rritur, mbështetje psikologjike, ndërgjegjësim ndaj dhunës së grave dhe vajzave, si dhe seanca orientuese./ diapsorashqiptare/ KultPlus.com