13 Shkurt, 2020 - 10:02 am
Lëvizja politike nën moton “Le të mësojmë pak se boll doktoruam” ka organizuar një aktivitet të quajtur “Shkollë falas për deputetë”.
Me këtë rast kjo organizatë në sheshin e Prishtinës po ofron mësim falas për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Aty shihen të vendosura bankat, tabela dhe abetaret.
Kjo pasi që në seancën për zgjedhjen e qeverisë, shumë prej tyre kanë bërë gabime në lexim. / KultPlus.com