6 Tetor, 2022 - 8:00 pm
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizon nesër performancën “Origjina është e ardhmja”.
“Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore.
Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle.
Kjo do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë.
Kongresi Rinor Kombëtar fton qytetarët që nesër më 7 tetor, në orën 19:30 të shijojnë performancën e mrekullueshme të të rinjve në sheshin “Skënderbej”./ KultPlus.com