6 Janar, 2024 - 10:20 pm
Temperatura ra në minus 30°C, për herë të parë sot, në Oslo, ndërkohë që në Bjornholt u regjistrua minus 31,1°C, sipas të dhënave nga Instituti Lokal Meteorologjik.
Kjo temperaturë u regjistrua gjatë natës së djeshmen, midis orës 03:00-04:00.
Pak para orës 08:00 GMT, ishte minus 29°C dhe ndihej minus 37°C, sipas faqes së internetit yr.nr.
“Nata që sapo kishim ishte ndoshta më e ftohta në krahasim me atë që na pret”, tha një ekspert nga Instituti Meteorologjik, Martin Granerod, i intervistuar nga NRK Public Television.
Në qendër të Oslos, gjatë natës ishte ftohtë deri në minus 21,5°C.
Një valë e ftohtë ka goditur Evropën Veriore për disa ditë me një rekord prej minus 43,6°C të regjistruar në veri të Suedisë, temperatura më e ulët e regjistruar në 25 vjet për një muaj të janarit në territorin e saj./atsh/KultPlus.com