14 Korrik, 2024 - 1:15 pm
Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar atentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Osmani ka thënë se qëndron në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Trump.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mbledhjen në Pensilvani.
Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë.” / KultPlus.com