19 Maj, 2022 - 9:15 am
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.
Ky aktivitet do të mbahet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë me fillim nga ora 16:30.
Đukanović udhëtoi më 18 maj në Prishtinë, me ftesë zyrtare nga Osmani. /KultPlus.com