11 Qershor, 2020 - 5:00 pm
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke uruar ditën e çlirimit të Prishtinës tha se 11 qershori shënonin fillimin e lirisë për vendin tonë.
Ajo u shpreh se liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica, ndaj në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.
“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen”.
“Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!”, shkroi ajo në Facebook, ku postoi edhe fotografinë e asaj dite që pasqyron gëzimin e shqiptarëve të Kosovës me ardhjen e ushtarëve të NATO-s.