29 Dhjetor, 2023 - 7:33 pm
Në prag të vitit të ri, presidentja Vjosa Osmani është duke ndarë dekorata dhe mirënjohje për personalitete që kontribuuan në fushën e kulturës, sportit dhe më gjerë.
Dekoratat janë duke u ndarë nga vetë presidentja Osmani.
Fillimisht ajo ka nisur që t’i dekorojë rok grupet e viteve 80-90 dhe, pastaj personalitetet që kontribuuan në muzikën folklorike, personalitetet që kanë kontribuar në letërsi dhe figurat që kanë lënë gjurmë në fushën e sportit.
Presidentja po ashtu ka ndarë medaljen presidenciale “Shën Tereza”, për personalitete dhe organizata që kanë kontribuuar për shpresën, besimin dhe humanizmin.
Medalje janë ndarë edhe për persona dhe kompani që kanë kontribuar për inovacion, kërkim dhe zhvillim.
Mirënjohje janë ndarë për personalitete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Kalabria e Italisë. /KultPlus.com