13 Korrik, 2024 - 11:00 am
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar një numër liderësh vendesh të ndryshme. Shefja e shtetit sot ka njoftuar edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Osmani ka thënë se e ka uruar Sekretarin Lammy për pozitën e re që ka marrë dhe ka shtuar se mezi pret të punojë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy, për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar presidentja./ KultPlus.com