18 Korrik, 2024 - 2:07 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe u deklarua për media ndërkombëtare para hyrjes në samitin e katërt të liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu dhe krenare ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane. Kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilët festojmë 25 vjet të marrëdhënieve të mira, qëkur Britania hyri në Kosovë për ta çliruar atë nga regjimi gjenocidal (serb)”, u shpreh Osmani.
Ky samit, tha Osmani, ka qenë gjithmonë e përkryer sepse u ka dhënë të gjithëve të drejta të barabarta.
“Të gjithë këtu janë anëtar të këtij komuniteti, prandaj edhe pse ne nuk jemi anëtar, jemi të barabartë të japim jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë tona sidomos ato në të cilat po kalon kontinenti ynë”, u shpreh Osmani.
Presidentja Osmani, mbi të gjitha, tha se “Kosova ka edhe storie suksesi”.
“Është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të mbrojmë demokracinë, në këtë rast, nga Rusia”, u shpreh Osmani.
Presidentja Osmani tha se sot, “Kosova nuk është vetëm e lirë, e pavarur dhe sovrane, por është edhe shembull për demokracinë”.
“Besoj se pavarësisht pesimizmit që po shfaqet kohëve të fundit, sot këtu do të ketë storie shume optimiste”, tha tutje Osmani./KultPlus.com