Osmani për Asociacionin: Ta përgatisim dhe ta prezantojmë te Blinken

27 Shtator, 2023 - 10:43 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova duhet të ulet me ShBA-në dhe të përgatisin draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani tha se Kosova duhet ta bëjë draftin e saj dhe të njëjtin ta prezantojë përpara Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, draft i cili garanton se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhe me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, tha Osmani në një intervistë në RTK.

Tutje, ajo tha se marrëveshja e Brukselit bashkë me aneksin e Ohrit nuk është perfekte për Kosovën, pasi sipas saj, derisa ka disa gjëra të mira e disa në të cilat ka dyshime, teksa theksin e vuri te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes. /KultPlus.com

Të ngjajshme