24 Mars, 2024 - 3:25 pm
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar dy humanistët e shquar Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në 25 vjetorin e vrasjes.
Përkujtimi i plotë i Presidentes:
25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij.
Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi.
Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë.
I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri! / KultPlus.com