9 Nëntor, 2024 - 1:29 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që sipas presidentes është një moment historik për të gjithë Evropën.
Osmani në “X” ka shkruar se më 9 tetor 1989 triumfoi liria dhe uniteti mbi ndarjen.
“Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë”, ka shkruar presidentja e Kosovës.
Osmani ka thënë se rënia e Murit të Berlinit ua kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë s’mund të pengojë lirinë./ KultPlus.com